KRONIKË/Sukses kulminant i Policisë së Gjilanit në garat sportive për 27-vjetorin e PK-së

Zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kanë arritur rezultate të shkëlqyera në garat sportive të organizuara me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

​Përfaqësuesit e këtij rajoni treguan përgatitje të lartë fizike dhe disiplinë, duke u renditur të parët në futboll dhe volejboll, si dhe duke fituar vendin e dytë në shah dhe të tretin në shenjëtari.

​Me këtë rast, Drejtori Rajonal, Kolonel Agron Rukiqi, priti në takim fituesit dhe i përgëzoi për profesionalizmin e përfaqësimin e denjë, duke u ndarë atyre mirënjohje për suksesin e arritur.

Shpërndaj me të tjerët