Nga: Prof. Mr. Sc. Nezir Beqiri
Kaçaniku më 7 shtator 1990 nuk ishte vetëm një vend gjeografik, por u shndërrua në zemrën e Kosovës dhe në zërin më të fuqishëm të një populli të tërë.
Në atë ditë plebisitare e historike, delegatët legjitimë të Kosovës, me guxim e sakrificë të jashtëzakonshme, shpallën Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kjo akt-vendimmarre kurorëzoi aspiratën e kahmotshme të popullit shqiptar për liri, dinjitet dhe shtetësi.
Ata burra e gra nuk u trembën nga kërcënimet e pushtetit serbosllav, nuk u përkulën para dhunës dhe nuk e harruan amanetin e breznive që sakrifikuan ndër dekada për këtë tokë të shenjtë dardanët.
Betimi i Kaçanikut mbetet kushtrimi i lirisë sonë: populli ishte forca, ndërsa sakrifica ishte çmimi i pashmangshëm që u pagua për lirinë që gëzojmë sot.
Më 7 shtator përulemi me respektin më të thellë para të gjithë delegatëve që hodhën bazamentin e shtetit të Kosovës, si dhe para të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!
Nderim përjetë delegatëve të Kaçanikut!
Rroftë Kosova dhe kombi shqiptar!
