Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Fadil Ademi, i shoqëruar nga dy miqtë e tij, Selami Neziri dhe Dushi Bunjaku, ka vizituar sot Ndërmarrjen Publike Lokale “Tregu”, ku është pritur nga drejtori Bajram Isufi.
Qëllimi i kësaj vizite ishte shprehja e falënderimit për punën e palodhshme dhe angazhimin e përditshëm të punëtorëve që kujdesen për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet.
Në shenjë respekti dhe solidarizimi me punën e tyre të terrenit, Ademi dhe miqtë e tij u dhanë punëtorëve një donacion me mjete pune, me qëllim që t’ua lehtësojnë sadopak sfidat e përditshme administrative e teknike.
Asambleisti Ademi ka shprehur mirënjohje të veçantë për kompaninë “Eracenter” për përkrahjen e vazhdueshme me donacione, si dhe për pronarin e furrës “Pashtriku”, Arsim F. Qoqaj, për mbështetjen e kësaj nisme solidare.
“Pak nga ne, shumë për punëtorët. Respekt për punën që e bëni çdo ditë”, ka përfunduar Ademi.
