Ekipi i volejbollit të femrave KV Drita vazhdon të forcojë radhët e veta për sfidat e ardhshme sportive.
Klubi gjilanas ka arritur të sigurojë shërbimet e volejbollistes 20-vjeçare nga Turqia, Eylül BOZTEPE.
Boztepe, e cila luan në pozitën e sulmueses së jashtme (pranuese/sulmuese), shquhet për gjatësinë e saj mbresëlënëse prej 191 cm, çka do t’i japë një përparësi të madhe ekipit si në fazën e sulmit, ashtu edhe në atë të bllokut.
Pavarësisht moshës së saj të re, volejbollistja turke vjen me një përvojë të vlefshme nga nënkampionati turk, një nga kampionatet më cilësore dhe më rivalizuese të volejbollit në Evropë.
Me ardhjen e Eylül Boztepe, KV Drita fiton një vlerë të shtuar në përbërje dhe rrit pretendimet e saj për të dominuar në garat vendore e ndërkombëtare.
