RAJONALE/Zhvillohet në Gjilan tryeza për Agjendën e Gjelbër

Në qytetin e Gjilanit është zhvilluar sot tryeza e diskutimit me temën “Agjenda e Gjelbër – sfidat dhe të arriturat në rajonet Lindje dhe Juglindje”, një ngjarje me rëndësi të veçantë për zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor dhe ekonomik të kësaj zone.

​Aktiviteti u organizua nga Agjencia për Zhvillim Rajonal – Lindje (AZHR Lindje), në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR). Në këtë takim mori pjesë Zëvendësministri në detyrë i MZHR-së,  Bashkim Krasniqi, së bashku me përfaqësues të komunave të rajoneve Lindje dhe Juglindje, zyrtarë institucionalë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të fushës.

​Punimet e tryezës i hapi drejtori i AZHR Lindje, Agim Zeka, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, shprehu falënderimet për kontributin dhe angazhimin e secilit pjesëmarrës në adresimin e sfidave dhe mundësive që sjell Agjenda e Gjelbër për një të ardhme më të qëndrueshme rajonale.

Shpërndaj me të tjerët