Më poshtë po e publikojmë të plotë dhe pa ndërhyrje një informatë tejet të rëndësishme të Shërbimit për Informim Publik të Zonës Operative të Karadakut, të datës 11 korrik 1999.
Ky dokument i nënshkruar nga Ismet Sylejmani, pasqyron situatën dramatike dhe tensionet e larta në Gjilan, Kamenicë e rrethinë menjëherë pas përfundimit të luftës.
Dokumenti i plotë pa ndërhyrje:
INFORMATË
Gjendja e rëndë dhe me tendenca të keqësimit të vazhdueshëm në Zonën Operative të Karadakut.
Mbrëmë rreth orës 19:00 në makinën e tipit mercedes me regjistrim të Gjilanit afër pallatit 12-katësh in qendër të qytetit, janë vrarë ushtari Afrim Gagica dhe qytetari Naser Azemi, nga serbi i quajtur Mirki dhe djali i tij, dhe janë plagosur disa qytetarë të tjerë.
Kurse sot serbët e fshatit Pisjan i kanë bllokuar rrugët Zhegër-Pisjan dhe Gjilan-Preshevë.
Bllokimi i rrugëve vazhdon edhe në momentet kur po raportojmë, kurse deri më tani kemi informacione se janë të vrarë dy shqiptar dhe pesë të tjerë janë plagosur.
Në fshatin Ranilluk i banuar vetëm me serb janë kidnapuar tre shqiptar për fatin e të cilëve nuk dimë asgjë.
Gjendjës së rëndë e cila po mbretëron në Zonën Operative të Karadakut, zymtësi të veqantë i japin fushata masive e ndjekjes së shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, por edhe ardhja e rusëve në Kamenicë dhe rrethinë që i ka trimëruar serbët.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës në këtë Zonë është në gjendje gatishmërie të lartë.
Asgjë nuk do t`i lihet fatit e stihisë.
11.07.1999
Shërbimi për informim Publik
Ismet Sylejmani
