SPORT/ Rast i rrallë në futboll, 4 gjysmëfinalistët udhëheqin edhe ranglistën e FIFA-s (Ja shifrat dhe çiftet)

Kompeticionet e fundit kanë sjellë një koincidencë tejet të rrallë në historinë e futbollit. Katër kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin për në fazën gjysmëfinale, aktualisht janë pozicionuar saktësisht edhe në top-katërshen më të mirë të Renditjes Botërore të FIFA-s.

Kryesimin e tabelës e mban Franca, e cila prin në Renditjen Botërore me 1948.97 pikë. Ajo ndiqet menjëherë pas nga Argjentina, e cila ndodhet në vendin e dytë me 1943.47 pikë. Pozicioni i tretë i takon Spanjës me 1934.79 pikë, ndërsa top-katërshen e mbyll Anglia me 1889.42 pikë.

Kjo renditje e bën fazën e ardhshme edhe më të zjarrtë, pasi në gjysmëfinalet e mëdha do të përballen:

Franca 🆚 Spanja

Anglia 🆚 Argjentina

Një përputhje e tillë kaq perfekte mes formës aktuale në turne dhe renditjes globale të FIFA-s ndodh shumë rrallë, gjë që garanton një spektakël të jashtëzakonshëm për titullin e më të mirit.

 

Shpërndaj me të tjerët