Profesor Rahim Azemi ka njoftuar publikimin e librit të tij më të ri studimor me titull “Trungu gjenealogjik i familjes Haziri”, një vepër që vjen si kurorëzim i një pune kërkimore mbi njëdekadëshe.
Autorit i është dashur më shumë se një dekadë punë e palodhshme për të dokumentuar rrënjët familjare, duke e cilësuar këtë libër si pengun më të madh të veprimtarisë së tij intelektuale dhe një përpjekje direkte kundër harresës e zbehjes së trashëgimisë gjenealogjike.
Promovimi i kësaj vepre me rëndësi për trashëgiminë familjare do të mbahet më 26 shtator 2026 në fshatin Stançiq, ku profesori Rahim Azemi fton të gjithë miqtë, dashamirët e librit dhe familjarët që t’i bashkëngjiten në këtë ngjarje festive.
