OPINION/Çrregullimet neurozhvillimore te fëmijët – Çfarë duhet të dinë prindërit dhe si identifikohen ato?

Çrregullimet neurozhvillimore janë një grup çrregullimesh që shfaqen gjatë periudhës së zhvillimit të fëmijës dhe lidhen me vështirësi në zhvillimin dhe funksionimin e trurit. Zakonisht shfaqen në fëmijëri dhe mund të ndikojnë në funksionimin kognitiv, gjuhësor, motorik, social, emocional dhe akademik.
Çrregullimet kryesore neurozhvillimore
Çrregullimi i spektrit të autizmit (ASD)
vështirësi në komunikimin dhe ndërveprimin social;
sjellje/interesa të përsëritura ose të kufizuara;
nevojë për rutina dhe strukturë;
mund të shoqërohet me veçori sensoriale.
ADHD – Çrregullimi i vëmendjes dhe hiperaktivitetit
pavëmendje;
hiperaktivitet;
impulsivitet.
Çrregullimet intelektuale
vështirësi në funksionimin intelektual;
vështirësi në funksionimin adaptiv në jetën e përditshme.
Çrregullimet e komunikimit
çrregullimi i gjuhës;
çrregullimi i tingujve të të folurit;
çrregullimi i rrjedhshmërisë së të folurit;
çrregullimi i komunikimit social/pragmatik.
Çrregullimet specifike të të nxënit
vështirësi në lexim (disleksi);
shkrim (disgrafi);
matematikë (diskalkuli).
Çrregullimi i zhvillimit të koordinimit motorik
vështirësi në koordinimin dhe realizimin e aktiviteteve motorike.
Çrregullimet e lëvizjeve
Çrregullimet e tikut;
Sindroma Tourette;

Ma. Sc. Besnik Sherifi
Specialist i psikologjisë klinike

Shpërndaj me të tjerët