E DHEMBSHME/Ndahet nga jeta Arianit Robelli, djaloshi shembullor nga Gjilani

Ndarja e parakohshme nga jeta e Arianit Robellit pas një sëmundjeje të pamëshirshme ka prekur thellë komunitetin e Gjilanit.

I njohur për kulturën, edukatën dhe mirësjelljen e tij shembullore, Arianiti ishte një djalë i dashur për të gjithë ata që e njohën.

​Përveç vetive të tij njerëzore, ai njihej si një mbështetës i madh i Sport Club Gjilanit dhe anëtar i përkushtuar i tifozerisë “Skifterat”.

​Me këtë rast, klubi ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen dhe komunitetin e tifozëve.

Telegram Ngushëllimi

​Të nderuar familjarë të Arianit Robellit,

Të dashur “Skiftera”,

​Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Arianit Robellit, njërit prej anëtarëve të përkushtuar të tifozerisë “Skifterat” dhe një prej mbështetësve më të zjarrtë të Sport Club Gjilanit.

​Arianiti ishte pjesë e pandashme e atmosferës dhe e dashurisë që rrethon klubin tonë. Përkushtimi i tij ndaj ngjyrave kuq e bardh, besnikëria ndaj “Skifterave” dhe prania e tij në përkrahje të klubit do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë.

​Në këto momente të dhimbshme, Sport Club Gjilani u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Robelli, të afërmve, miqve dhe të gjithë familjes së madhe të “Skifterave”.

​Arianiti do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë dhe kujtesës së familjes kuq e bardh.

​Pushoftë në paqe!

Shpërndaj me të tjerët