Latifi Kqiku: Mundësi të barabarta për çdo fëmijë

Latifi Kqiku: Është përgjegjësia jonë që të krijojmë mundësi të barabarta për çdo fëmijë

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kqiku, ka vizituar Qendrën Down Syndrome në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve të kampanjës tradicionale të 21 marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down.

Ajo tregoi se përmes nismës “Një Kartolinë për ty”përcollëm një mesazh mbështetjeje dhe solidariteti për fëmijët me sindromen Down.

“Sot pata kënaqësinë dhe nderin të jem këtu me ju, në këtë ditë kaq të veçantë, në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down. Kjo ditë na kujton se çdo fëmijë është unik, i çmuar dhe i mbushur me dashuri, talente dhe ëndrra”, tha Kqiku.

E para e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, theksoi se fëmijët me sindromën Down, na mësojnë çdo ditë diçka shumë të rëndësishme, si të duam më shumë, si të jemi më të durueshëm dhe si të gjejmë gëzim në gjërat e vogla të jetës. Buzëqeshja e tyre është një mesazh i fuqishëm për të gjithë ne një mesazh për mirëkuptim, respekt dhe përfshirje.

“Si institucione dhe si shoqëri, është përgjegjësia jonë që të krijojmë mundësi të barabarta për çdo fëmijë, që ata të ndihen të pranuar, të mbështetur dhe të vlerësuar”, tha Krenare Latifit Kqiku.
Kryesuesja e kuvendit, më tej shtoi se: Të dashur fëmijë, ju jeni një dritë e veçantë për familjet tuaja dhe për gjithë shoqërinë.

Vazhdoni të buzëqeshni, të mësoni dhe të na kujtoni çdo ditë sa e bukur është dashuria dhe sinqeriteti.

Ajo falënderoi për mikpritjen dhe për këtë moment kaq të ngrohtë që po ndajnë së bashku.

Shpërndaj me të tjerët