Sipas njoftimit, rezultatet janë publikuar pas vlerësimit të testit me shkrim, të mbajtur më 11 nëntor, dhe intervistave me gojë, të zhvilluara më 18 nëntor, shkruan Gazeta Shneta.
Për pozitën e drejtorit të Infermierisë është pranuar Sadije Ismaili, e cila ka grumbulluar gjithsej 87.3 pikë. Nga këto, 57.5 pikë i ka marrë në testin me shkrim, ndërsa 29.8 pikë në intervistë.
Për pozitën e shefit të Sektorit të Personelit është përzgjedhur Drenushe Aliu, me gjithsej 78.2 pikë. Ajo ka marrë 51 pikë në testin me shkrim dhe 27.2 pikë në intervistë.
Ndërkaq, në pozitën e shefit të Sektorit të Shërbimeve Teknike është pranuar Agron Arifi, me 81.6 pikë. Ai ka marrë 53 pikë në testin me shkrim dhe 28.6 pikë në intervistë.
Për pozitën e shef-zyrtarit kryesor financiar është përzgjedhur Leonora Rexhepi, e cila ka arritur gjithsej 80.3 pikë, përkatësisht 51.5 pikë në testin me shkrim dhe 28.8 pikë në intervistë.
Në listën e kandidatëve që nuk janë pranuar figuron Xhavit Ramadani, i cili në testin me shkrim kishte marrë 51 pikë, por sipas njoftimit nuk ka marrë pjesë në intervistë.
Vendimi për rezultatet përfundimtare është publikuar më 19 nëntor 2026, ndërsa kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë ankese në Komisionin e Ankesave të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, brenda afatit prej 30 ditësh nga publikimi i vendimit./Gazeta Shneta/
