Drejtori i Administratës Komunale në Gjilan, Elbasan Shabani, në kuadër të angazhimeve institucionale, së bashku me ish-kryetarin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, dhe shefin e Gjendjes Civile, Agron Idrizi, kanë realizuar një vizitë zyrtare në zyrën e Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës në Gjilan.
Gjatë kësaj vizite, ata janë takuar me zyrtarin Kushtrim Selishta, përgjegjës për pajisjen me letërnjoftime të përkohshme.
Në takim është arritur dakordimi për angazhimin e një zyrtari shtesë, i cili do të merret me përgatitjen dhe përshpejtimin e trajtimit të dosjeve.
Ky hap synon rritjen e efikasitetit në kompletimin e dokumentacionit dhe përshpejtimin e procedurave për dërgimin e tyre në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me qëllim lehtësimin dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

