SOLIDARITET/Një gjest fisnik në ndihmë të dijës në Velekincë

Shkolla e Mesme e Ulët “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë të Gjilanit me nderim dhe falënderim të thellë shpreh mirënjohjen për një prej bijve të devotshëm të kësaj treve, i cili me vetëdije të lartë qytetare e atdhetare i doli në ndihmë vatrës së diturisë.

​Në shenjë përkujdesjeje për brezin e ri dhe me dëshirën e mirë për të lehtësuar mbarëvajtjen e procesit mësimor, donatori i ndershëm i dhuroi shkollës:

Një ekran, i cili do t’u shërbejë nevojave teknologjike e pedagogjike të institucionit.

Njëzet çanta shkollore, të cilat do t’u falin gëzim e lehtësim nxënësve në udhëtimin e tyre drejt dijes.

​Veprat e këtilla bamirëse përbëjnë një dëshmi të gjallë të lidhjes së pashkëputur mes komunitetit dhe shkollës sonë.

Bujaria dhe gatishmëria për të kontribuar në të mirën e përbashkët mbeten shembull i lartë i fisnikërisë dhe vetëmohimit.

​Institucioni ynë i shpreh falënderimet më të sinqerta bamirësit për këtë mbështetje me vlerë të veçantë, duke i uruar shëndet e mbarësi në çdo hap.

Shpërndaj me të tjerët