SPORT/Drita ngec në shtëpi, Drenica i merr një pikë nën dritat e reflektorëve në Gjilan

FC Drita nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë përpara tifozëve të vet, duke barazuar pa gola (0:0) ndaj Drenicës, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës në futboll.

​Në një atmosferë elektrizuese në stadiumin e Gjilanit, ku përkrahja e zjarrtë e “Intelektualëve” dhe flakadanët nën dritat e reflektorëve krijuan një pamje spektakolare, skuadra vendase nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.

​Përkundër dominimit dhe disa rasteve të pastra për shënim të krijuara nga bardhekaltrit përgjatë 90 minutave, mungesa e efikasitetit para portës bëri që rezultati të mbetet ai i fillimit.

Në anën tjetër, Drenica tregoi një lojë mjaft disiplinuar , ku mbrojtja drenicake ishte në nivelin më të lartë detyrës, duke i mbyllur të gjitha hapësirat dhe duke dalë me një pikë mjaft të vlefshme nga ky udhëtim i vështirë.

​Me këtë barazim, Drita lë lëshon pikë të rëndësishme në shtëpi në garën për kreun e tabelës, ndërsa Drenica kthehet në Skënderaj me moral të lartë pas kësaj paraqitjeje defensive mjaft solide.

Shpërndaj me të tjerët