Pas një rrugëtimi pesëvjeçar të mbushur me punë, përkushtim dhe sakrifica, Gjilani është bërë me një specialiste të re të Patologjisë. Dr. Florë Tahiri ka përfunduar me sukses specializimin e saj në Prishtinë, duke shënuar një hap të rëndësishëm profesional në karrierën e saj mjekësore.
Përmes një mesazhi falënderues, Dr. Tahiri ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për të gjithë ata që e mbështetën gjatë kësaj periudhe të rëndësishme.
”Pas shumë pune, përkushtimi dhe sakrificash, sot u bëra specialiste e Patologjisë. Faleminderit familjes sime, bashkëshortit Kushtrimit, të gjithë kolegëve në punë dhe specializantëve që më kanë ndihmuar, më kanë mbështetur dhe më kanë dashur gjatë këtij rrugëtimi,” ka thënë ajo.
Ajo ka veçuar për mbështetje dhe mirëkuptim edhe drejtoreshën, Dr. Fatlinda, si dhe ka përcjellë një falënderim të veçantë për mentoren e saj.
”Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje e përjetshme për mentoren time, Dr. Rina Limani, për mbështetjen e pakushtëzuar, udhëzimin dhe besimin që më ka dhënë. Faleminderit që më ke inkurajuar të mos dorëzohem, pavarësisht gjithçkaje. Pa ty, nuk do t’ia kisha dalë. Je e madhe!”, ka përmbyllur Dr. Florë Tahiri.
