Drejtori i Administratës në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani, ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij të veçantë për zyrtaren e këtij departamenti, Sebi Ismajli, duke e cilësuar atë si një shembull të jashtëzakonshëm të forcës, durimit dhe përkushtimit ndaj punës e qytetarëve.
Në një mesazh vlerësues, Shabani ka kujtuar sfidat që Ismajli ka kaluar ndër vite, duke veçuar aksidentin e rëndë të 5 shtatorit 1999, i cili, sipas tij, nuk e mposhti shpirtin apo vullnetin e saj për jetën.
”Aksidenti i 5 shtatorit 1999 nuk ia theu shpirtin, vullnetin dhe përkushtimin për jetë. Përkundrazi, i dha motiv dhe forcë për të jetuar. Për 27 vite, Sebi ka kaluar nëpër shumë sfida, dhimbje e vështirësi, por asnjëherë nuk është dorëzuar. Ajo ka vazhduar të jetë pjesë e Administratës dhe t’u shërbejë qytetarëve me profesionalizëm, dinjitet dhe përkushtim,” është shprehur Shabani.
Drejtori i Administratës nëgjithashtu nërmvizoi se ndihet krenar që në ekipin e tij ka një zyrtare të tillë.
“Si drejtor i Administratës, jam krenar që në ekipin tonë kemi një grua të fortë, të palodhur dhe shembull për të gjithë ne. Respekt i madh për ty Sebi, gjithmonë je shembull i forcës për të gjithë ne,” ka përfunduar Shabani.
