Këshilltari komunal nga radhët e LVV-së, Fasil Ademi, ka vazhduar aktivitetet e tij vullnetare në terren.
Sot është realizuar një aksion për pastrimin e rrugës kryesore në fshatin Velekincë, si dhe të hapësirës përreth lapidarit pranë shkollës.
Këtij aksioni i janë bashkuar edhe punëtorët e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu”, në krye me drejtorin Bajram Isufi, të cilët kontribuuan drejtpërdrejt në realizimin e tij.
Me këtë rast, u është bërë thirrje të gjithë banorëve dhe kalimtarët që të tregojnë kujdes të shtuar për ruajtjen e ambientit dhe pastërtisë publike.
