Maturantët e Komunës së Kamenicës kanë mirëpritur përfaqësuesit e Universiteti Publik “Kadri Zeka” në një takim informues, i cili kishte për qëllim orientimin e tyre drejt zgjedhjeve të duhura akademike dhe profesionale pas përfundimit të shkollimit të mesëm.
Në këtë aktivitet morën pjesë maturantët e Shkolla e Mesme e Lartë Mikse “Sejdi Kryeziu” në Roganë, si dhe nxënësit e Shkolla e Mesme “Andrea Durrsaku” dhe Gjimnazi “Ismail Qemali” në Kamenicë.
Të shoqëruar nga profesorët e tyre, maturantët patën mundësinë të informohen nga Prodekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, prof.. Ass. Dr. Blerim Haziri, sekretari i kësaj njësie Petrit Canaj, si dhe Prof. Ass. Dr. Avni Rudaku, lidhur me ofertën akademike të universitetit.
Gjatë prezantimit para maturantëve u paraqitën programet studimore, kushtet e studimit dhe mundësitë për zhvillim profesional që ofron ky institucion.
Gjatë bashkëbisedimit, përfaqësuesit e universitetit theksuan rëndësinë e zgjedhjes së drejtimit të duhur studimor, duke i inkurajuar maturantët të ndjekin interesat dhe aftësitë e tyre personale.
Po ashtu, u ndanë informacione të rëndësishme mbi procedurat e regjistrimit, përfitimet për studentët dhe perspektivat e punësimit pas përfundimit të studimeve.
Një pjesë e rëndësishme e takimit ishte diskutimi i hapur me maturantët, të cilët treguan interes të madh dhe parashtruan pyetje të ndryshme rreth drejtimeve studimore, praktikave profesionale dhe mundësive për avancim në karrierë.
Përfaqësuesit e universitetit ofruan përgjigje të detajuara dhe këshilla konkrete për hapat e ardhshëm të tyre.
Në përmbyllje të vizitës, maturantët shprehën mirënjohjen për përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, duke e cilësuar këtë takim si shumë të dobishëm dhe motivues për rrugëtimin e tyre të ardhshëm akademik.
