30 pako ushqimore për familjet në nevojë në Gjilan nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke

30 pako ushqimore për familjet në nevojë në Gjilan nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka dhuruar gjithsej 600 pako ushqimore për të mbështetur familjet në nevojë.

Nga kjo ndihmë humanitare ka përfituar edhe Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Gjilan, i cili ka pranuar 30 pako ushqimore, të cilat tashmë janë shpërndarë tek familjet në nevojë në komunën e Gjilanit.

Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq në Gjilan kanë shprehur mirënjohje dhe falënderim të veçantë për Gjysmëhënën e Kuqe Turke për solidaritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj komuniteteve në nevojë.

Shpërndaj me të tjerët