Drejtoresha Kadriu, priti zyrtaret e Rrjetit të Grave të Kosovës, synohet forcimi i mekanizmave kundër dhunës me bazë gjinore
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, bashkë me dhe zyrtaren për Barazi Gjinore, Lindita Salihu, kanë prit në takim drejtoreshën e programit për Adresimin e Dhunës me Bazë Gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës, Adelina Berishën dhe zyrtaren e programit, Besarta Breznicën.
Temë e bisedës ishte thellimi i bashkëpunimit dhe forcimi i mekanizmave lokalë për adresimin e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.
Dy palët theksuan rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional dhe mbështetjes së vazhdueshme për mekanizmat ekzistues që punojnë në mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e dhunës.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve dhe mekanizmave për adresimin e dhunës me bazë gjinore”, i cili zbatohet në partneritet me Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim (East- West Management Institute- EWMI dhe synon të mbështesë institucionet lokale në forcimin e mekanizmave koordinues dhe përmirësimin e përgjigjes institucionale ndaj dhunës me bazë gjinore.

