SHKENCË/ Profesori gjilanas krijon kërpudhën që “zëvendëson” mishin, ja vlerat e saj mahnitëse

Inovacioni shkencor në qytetin e Gjilanit po shënon hapa gjigandë. Profesori i Biologjisë, Artan Jakupi, ka njoftuar një sukses të jashtëzakonshëm pas kërkimeve intensive në laboratorin “Fungikos Lab”, ku ka arritur të prodhojë kultivarin e tretë të ri të kërpudhës autoktone.

Ky kultivar i ri, i cili do të njihet zyrtarisht me kodin gjenetik “BAEVA0508”, nuk është thjesht një zbulim akademik, por një produkt me potencial të lartë për tregun ushqimor dhe shëndetësor.

Pse konsiderohet “zëvendësues” i mishit?

Ajo që e bën këtë kërpudhë të veçantë është përbërja e saj ushqyese. Sipas Prof. Jakupit, kultivari i ri ka një koncentrim të lartë proteinash që krahasohen me produktet e mishit, duke u bërë një alternativë ideale për ata që kërkojnë ushqim të shëndetshëm dhe organik.

Vlerat mahnitëse ushqyese të “BAEVA0508”

Eshtë e pasur me kalium, fosfor, hekur, magnez, zink dhe selen – elemente kyçe për sistemin imunitar.

Përmban kompleksin e vitaminave B (B5, B12, folat, niacinë) dhe vitaminë C.

Përmban ergosterol, i njohur si provitamina D2, që ndihmon në forcimin e kockave.

Ndihmon në tretjen dhe rregullimin e metabolizmit.

Nga laboratori në tregun kosovar

Përveç vlerave si ushqim, ky produkt synon të hyjë në tregun e “ekonomisë qarkore”, duke u shfrytëzuar edhe për nënprodukte të tjera të dobishme.

Profesori Jakupi është shprehur optimist se ky produkt do të mirëpritet nga konsumatorët vendorë si një produkt 100% autokton.

Ky sukses është një dëshmi e punës së palodhshme të ekspertëve tanë në Gjilan, të cilët, me mjete laboratorike dhe vullnet të madh, po arrijnë rezultate që i shërbejnë shëndetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

 

Shpërndaj me të tjerët