KRONIKË E ZEZË/ Rasti i automjetit në Gjilan merr tjetër rrjedhë pas hetimeve

Një rast i raportuar fillimisht si vjedhje e automjetit në Gjilan ka marrë një rrjedhë tjetër pas hetimeve të policisë, të cilat kanë zbuluar elemente të dyshuara të veprës penale të vetëgjyqësisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 17 qershor 2026 në Stacionin Policor në Gjilan është raportuar një rast i dyshuar i vjedhjes së një automjeti.

Pas pranimit të informacionit, hetuesit policorë nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan kanë ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimit të personave të përfshirë.

Nga provat e grumbulluara dhe analiza e materialeve të siguruara, hetuesit kanë arritur në përfundimin se rasti nuk përmban elemente të veprës penale

“Vjedhje e rëndë”, por ekziston dyshimi se mund të bëhet fjalë për veprën penale “Vetëgjyqësi”.

Automjeti i raportuar është lokalizuar, ndërsa policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave.

Shpërndaj me të tjerët