Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu” Sh.A. ka përmbyllur me sukses një tjetër investim kapital me rëndësi të veçantë për operimet e saj.
Përmes një projekti të tillë investiv, është realizuar vendosja e trafos së re elektrike si dhe e njehsorëve individualë për të gjithë tregtarët që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në treg për ndriçim më të mirë. Ky investim pritet të jetë i sigurt për të gjithë shfrytëzuesit.
Me rastin e finalizimit të punimeve, Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të NPL “Tregu” Sh.A., Bajram Isufi, ka shpreh mirënjohjen e tij për partnerët që mundësuan realizimin e projektit.
“Falënderoj përzemërsisht Drejtorinë e KEDS-it për Distriktin e Gjilanit, Emin Emini, si dhe të gjithë klientët e përfshirë, në profesionalizmin dhe kontributin e tyre në realizimin e këtij projekti për tregtarët tanë,” u shpreh Isufi.
Vendosja e njehsorëve individualë do t’ju mundësoj tregtarëve një menaxhim më të saktë dhe transparent të shpenzimeve, ndërsa trafoja e re do t/i eliminojë ë problemet me mbingarkesat, duke qenë kështu një hap i vërtetë drejt modernizimit të plotë të ndriçimit më të madh në treg..
