Kjo është komunikata e fundit e Shërbimit për Informim Publik të Zonës Operative të Karadakut, e publikuar më 16 korrik 1999, pak pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Dokumenti, i nënshkruar nga përgjegjësi për informim Ismet Sylejmani, pasqyron situatën e sigurisë dhe zhvillimet në rajonin e Anamoravës në atë periudhë.
Më poshtë e sjellim komunikatën në versionin e saj origjinal.
INFORMATË
Zona Operative e Karadakut vazhdon të jetë qendra ku janë të drejtuar objektivët goditës të serbëve që mendojnë se nuk duhet të dorëzohen as ndaj UÇK-së e as ndaj KFOR-it.
Kështu dje në qendër të Vitisë që ishte ditë tregu, nga një mjet i fuqishëm eksplozivi e pësuan 36 shqiptar nga të cilët 5 rëndë, që janë në rrezik jete.
Po dje në orët e pas ditës u bë varrimi i të vrarëve të fshatit Muqibabë nga paramilitarët serb.
Sjellja e rusëve në komunën e Kamenicës është mjaft irrituese.
Ata hapur janë në anën e serbëve e kundër shqiptarëve.
Serbët e fshatit Pisjan janë bërë rrezik permanent për shqiptarët, por që një ditë do të shpartallohen kjo nuk don koment, do të bëhet patjetër, sepse kështu dëshiron populli shqiptar dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
16.07.1999
Gjilan
Shërbimi për Informim Publik
Ismet Sylejmani
