POLITIKË/ “LDK u takon idealistëve!”, Lutfi Haziri me mesazh të prerë për zhvillimin e fundit në parti

Nënkryetari i LDK-së në nivel qendror dhe një herë kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi lidhur me zhvillimet e fundit dhe pakënaqësitë e tjera nga disa anëtarë dhe degë të partisë.

Sipas tij, forca dhe identiteti i vërtetë i Lidhjes Demokratike të Kosovës qëndron te njerëzit që besojnë në idenë dhe rrugëtimin e saj pa pretenduar pozitën e privilegjuar.

Ky është postimi i tij i plotë dhe origjinal:

“LDK ju takon idealisteve. Idealistët janë anëtarësia!

Në Kosovë, historia e asaj që LDK është parti e idealistëve, PDK është parti e kryengritësve dhe VV është parti e pakënaqurve.

LDK ju takon idealistëve e idealistët e saj janë anëtarësia. Jo funksionarët.

Koha t’i kthehemi idealistëve!”

 

 

Shpërndaj me të tjerët