RISI/ UKZ prezanton robotin humanoid Unitree G1

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka prezantuar Unitree G1, një nga robotët humanoidë më të avancuar në fushën e robotikës dhe inteligjencës artificiale, duke shënuar një hap të rëndësishëm në modernizimin e procesit mësimor dhe kërkimor.

Nën udhëheqjen e rektorit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, kjo teknologji do të vihet në shërbim të studentëve dhe stafit akademik për demonstrime praktike, projekte kërkimore dhe avancimin e njohurive në fushat e teknologjisë, automatizimit dhe inteligjencës artificiale.

Në realizimin e kësaj iniciative kanë kontribuar edhe dekania e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi, PhD Cand. Buen Bajrami dhe MSc. Donat Dalipi, së bashku me stafin akademik dhe administrativ të universitetit.

Sipas UKZ-së, përmes këtij zhvillimi universiteti vazhdon angazhimin për integrimin e teknologjive bashkëkohore në procesin akademik, duke krijuar mundësi të reja për mësim praktik, inovacion dhe kërkim shkencor.

Shpërndaj me të tjerët