SPORT/ Rrugëtimi evropian i Dritës vazhdon me Florianën e Maltës

Drita nis aventurën në Conference League, më 21 korrik përballet me Florianën

Pas përfundimit të garave në UEFA Champions League, FC Drita do ta vazhdojë rrugëtimin evropian në UEFA Conference League, ku në raundin e dytë kualifikues do të përballet me skuadrën malteze Floriana FC.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 21 korrik 2026, me fillim nga ora 19:30, në Centenary Stadium në Ta’ Qali të Maltës.

Klubi gjilanas synon të nisë me rezultat pozitiv këtë fazë të garave, duke kërkuar një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në raundin e tretë.

“Një sfidë e re, një mundësi e re dhe angazhim i njëjtë për të luftuar për klubin tonë, tifozët tanë dhe qytetin tonë. Së bashku, ecim përpara”, thuhet në njoftimin e FC Dritës.

 

Shpërndaj me të tjerët