INFRASTRUKTURË/ Të shtunën aksion për pastrimin e rrugës Muhoc–Zarbicë

Banorët organizojnë aksion për pastrimin e rrugës Muhoc–Zarbicë para ardhjes së mërgimtarëve

Banorë të Malësisë së Bujanocit kanë njoftuar se të shtunën, më 18 korrik 2026, do të organizojnë një aksion vullnetar për pastrimin e rrugës nga Muhoci deri te Xhamia në Zarbicë.

Sipas organizatorëve, iniciativa është ndërmarrë në koordinim me banorët e zonës, me qëllim që rruga të pastrohet dhe të lehtësohet qarkullimi, veçanërisht gjatë sezonit veror kur pritet ardhja e mërgimtarëve dhe shtimi i vizitave në vendlindje.

Gjithashtu, në fund të muajit korrik organizohen edhe takimet tradicionale të vendlindjes, çka rrit frekuentimin e kësaj rruge.

Në aksion do të angazhohen edhe mjete pune. Xiki Transport do të kontribuojë me një bager për largimin e gurëve nga rruga, ndërsa Avni Musliu do të ndihmojë me traktor.

Pjesëmarrësit e tjerë do të merren me pastrimin e rrugës dhe prerjen e degëve që kanë ngushtuar kalimin.

Organizatorët kanë ftuar të gjithë qytetarët që kanë mundësi t’i bashkohen këtij aksioni vullnetar, me qëllim që rruga të jetë sa më e pastër dhe më e sigurt për të gjithë përdoruesit.

Shpërndaj me të tjerët