EKOLOGJI/ Një aksion simbolik për një mjedis më të pastër

Këshilltari komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Gjilan, Fadil Ademi, ka marrë pjesë në një aksion simbolik për pastrimin e hapësirës përreth Kalasë së Pogragjës.

Ademi bëri të ditur se gjatë pasdites ka mbledhur mbeturinat e lëna në këtë zonë, me qëllim që të japë një shembull për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të ndërgjegjësojë qytetarët për kujdesin ndaj natyrës.

“Le të japim secili kontributin tonë, sado të vogël. Vetëm kështu mund ta mbajmë të pastër dhe ta ruajmë bukurinë e vendit tonë”, ka shkruar ai.

Ai shprehu dëshirën që pamje të tilla me mbeturina të mos shihen më në këtë zonë turistike, duke bërë thirrje që natyra të respektohet dhe të ruhet, pasi është një pasuri e përbashkët.

Shpërndaj me të tjerët