INFRASTRUKTURË/ Banorët e lagjes Dheu i Bardhë kërkojnë inspektim urgjent të punimeve

Një qytetar, në emër të shumë banorëve të lagjes Dheu i Bardhë në Gjilan, ka kërkuar reagim urgjent dhe publik  nga organet kompetente të Komunës për të inspektuar punimet që po zhvillohen në këtë zonë.

Sipas ankesës së tyre, gjatë punimeve për vendosjen e gypave të rrjetit elektrik, dyshohet se janë shkaktuar dëmtime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, gjë që, sipas banorëve, mund të sjellë probleme serioze në të ardhmen.

“Ju lutemi urgjentisht që dikush t’i inspektojë punimet në lagjen Dheu i Bardhë. Punëkryesit e kanalit të gypave të rrymës po shkaktojnë dëme në ujësjellës dhe kanalizim, të cilat mund të na sjellin shumë probleme në të ardhmen”, thuhet në reagimin e qytetarit.

Banorët u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të dalin në terren dhe të verifikojnë gjendjen, në mënyrë që të parandalohet dëmtimi i mëtejshëm i infrastrukturës nëntokësore.

Shpërndaj me të tjerët