Drita ka barazuar 1:1 në udhëtim ndaj Floriana FC në Maltë, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.
Fundi i ndeshjes ishte fatal për skuadrën gjilanase. Drita kaloi në epërsi në minutën e 90+4 përmes Liridon Balajt, por katër minuta më vonë skuadra vendëse arriti të barazojë shifrat në 1:1 me anë të A. Drinës.
Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave në Prishtinë.
Rezultati i marrë në Maltë konsiderohet pozitiv për Dritën, e cila në ndeshjen e kthimit do ta ketë përparësinë e fushës vendëse.
