SPORT/ Pas katër vitesh rikthehet Turneu Tradicional “Dobërçani 2026”, marrin pjesë 32 ekipe

Pas një shkëputjeje prej katër vitesh, po bëhet rikthimi i madh i Turnirit Tradicional të futbollit “Dobërçani 2026”. Organizatorët kanë bërë të ditur se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet finale për fillimin e këtij spektakli sportiv.

​Sipas njoftimit, turneu zyrtarisht do të startojë sot, më 28 korrik.

Ndeshjet do të zhvillohen në fushën e futbollit të shkollës së fshatit Dobërçan, e cila për këtë ngjarje është pajisur edhe me reflektojë për zhvillimin e lojërave gjatë orëve të mbrëmjes.

​Në këtë edicion do të marrin pjesë gjithsej 32 ekipe cilësore nga e gjithë Kosova, si dhe me pjesëmarrje të skuadrave nga jashtë kufijve.

Garat do të zhvillohen sipas sistemit të lojës 4+1 dhe me sistem eliminimi direct.

​Për ndarjen e drejtësisë gjatë të gjitha ndeshjeve të turneut do të kujdesen gjyqtarët e deleguar zyrtarisht, Musa Rahimi dhe Ermal Veseli.

Organizatorët premtojnë net të nxehta futbolli dhe rivalitet të lartë sportiv për të gjithë dashamirët e futbollit në këtë rajon.

Shpërndaj me të tjerët