Këshilltari komunal nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Muhadin Haziri, ka publikuar një fotografi të kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, përmes së cilës ka bërë thirrje për bashkim dhe mbrojtje të subjektit politik.
Ky reagim i Hazirit vjen në një kohë kur brenda LDK-së një grup po kërkon mbajtjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm dhe votëbesim për kryetarin aktual.
„Është koha të vazhdojmë ta mbrojmë këtë shtëpi politike që na e la amanet Presidenti Ibrahim Rugova. Të bashkuar, me përgjegjësi dhe përkushtim, për një LDK edhe më të fortë“, ka shkruar Haziri në mesazhin e tij.
