SPORT/ Drita kërkon kualifikimin sonte në „Fadil Vokrri“ përballë Florianës

Klubi futbollistik Drita do të zhvillojë sonte në stadiumin „Fadil Vokrri“ në Prishtinë ndeshjen e kthimit përballë skuadrës malteze Floriana, një mundësi fantastike kjo që djelmoshat bardhekaltër të sigurojnë kualifikimin për në raundin tjetër para tifozëve të tyre.

​Ndeshja e parë e zhvilluar në Maltë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, duke e lënë gjithçka të hapur për takimin e sotëm vendimtar.

​Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, si dhe i gjithë tabori bardhekaltër janë tejet optimistë për të kaluar këtë pengesë dhe për të vazhduar rrugëtimin në garat evropiane.

​Skuadra që do të dalë fituese nga kjo përballje, në raundin tjetër do të përballet me ekipën Tre Fiori nga San Marino.

Shpërndaj me të tjerët