HISTORI/ Letër emocionale për heroin Rexhep Malaj: Fitorja Jote u zgjodh Rektore e Universitetit “Kadri Zeka”

 Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së për Zonën Operative të Karadakut, Ismet Sylejmani, i ka dedikuar një letër me ngarkesë të fortë emocionale e patriotike Heroit të Kombit, Rexhep Malaj.

Përmes këtij shkrimi, Sylejmani sjell sihariqin e zgjedhjes së vajzës së heroit, Prof. Dr. Fitore Malaj, në krye të Universitetit Public “Kadri Zeka” në Gjilan,  institucion që mban  emrin e bashkëveprimtarit të tij të pandashëm.

​Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Ismet Sylejmanit:

​A dëgjove o shqiptari i madh i shekujve Rexhep Malaj!

​A dëgjove o titani legjendar i popullit, Atdheut e Kombit  Rexhep Malaj!

​A  dëgjove o themeluesi i Partisë së Luftës së Kosovës Rexhep Malaj!

​A dëgjove o Komandanti i parë i UÇK-së Rexhep Malaj!

​A dëgjove o Heroi zulmëmadh i Kombit Rexhep Malaj, se më 31 Korrik 2026, populli, Atdheu e Kombi, morrën sihariqin historik dhe ishte një nga festat e mëdha shpirtërore e morale, sepse fëmiu i vetëm Yt i vetëm, vajza Jote Fitorja, është zgjedhur Rektore e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan!

​Shumë i dashur dhe shumë i nderuar  Udhëheqësi ynë i lavdishëm Rexhep Malaj, Ti që ke vuajtur si gjarpëri nën guri dhe Ti që je torturuar barbarisht, që je gjakosur e që je dërmuar nga kërbaqi i udbashve sadist shqiptar e serbo-jugosllav, a ke degjuar se vajza Jote, Prof. Dr.  Fitore Malaj, jo vetëm është zgjedhur, por Ajo është atdhetare e madhe dhe patriote e shquar, e denjë dhe meritore të jetë  drejtuese e madhe Rektore e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan!

​O mësuesie frymëzuesi  ynë i madh Rexhep Malaj, ne pasardhesit e luftës Tënde,  të penës e të pushkës, jemi shumë të gëzuar e shumë të lumtur, jemi në festë të shumëfishtë kombëtare, sepse Fitorja Jote o Gjigand, është zgjedhuar Rektore e Universitetit që e mban emrin e shokut e bashkëveprimtarit Tënd Kadri Zeka!

​Ajo kolopuqja e vogël, Ajo Fitorja Jote, që u rrit pa Ty, e që pas daljes Tënde nga burgu, jo më shumë se 6 muaj, nuk mundi të jetonte bashkë me Ty, sepse gjakpirësit e xhelatët serb e shqiptar të vranë, si heroinë e lashtë shqiptare, me autoritet  dhe e plotfushqishme, sepse ka ADN-ën Tënde, është ulur në fronin e Rektores së Universitetit “Kadri Zeka”!

Ky është fillimi i funksioneve të mëdha arsimore, shtetërore e kombëtare që do të kryeje Fitorja Jote, pasardhësja Jote e denjë!

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 1 Gusht 2026

Shpërndaj me të tjerët