Qeverisja lokale në Gjilan ka kompletuar strukturën e saj drejtuese. Arianit Sadiku është emëruar zyrtarisht nënkryetar i Komunës së Gjilanit, duke marrë kështu një nga përgjegjësitë kryesore në udhëheqjen e këtij prioriteti komunal.
Sadiku është një nga aktivistët e parë të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan dhe përgjatë veprimtarisë së tij politike ka bartur disa funksione të rëndësishme brenda strukturave të këtij subjekti.
Përveç angazhimit partiak, ai ka një përvojë të gjatë në institucionet lokale e qendrore, ku së fundmi shërbente si këshilltar komunal, ndërsa më parë ka mbajtur edhe postin e kryesuesit të Kuvendit Komunal si dhe të zëvendësministrit.
Me kalimin e Sadikut në ekzekutiv, vendin e tij të liruar si këshilltar në Kuvendin Komunal të Gjilanit e ka marrë Andi Shkodra, i cili u betua gjatë seancës së fundit.
Me këtë lëvizje dhe emërimin e nënkryetarit të ri, kabineti i qeverisjes lokale në Gjilan konsiderohet plotësisht i kompletuar.
