SPORT/ Lorik Ilazi publikon listën e Kombëtares në volejboll për femra

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në volejboll për femra, gjilanasi Lorik Ilazi, ka publikuar listën zyrtare të lojtareve të ftuara për pjesëmarrje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që do të zhvillohen në Itali.

​Përfaqësimi nga Gjilani do të jetë mjaft i theksuar si në parket, ashtu edhe në stol.

Nga radhët e KV Dritës janë ftuar volejbollistet Adelajda Prenga, Valmira Ramadani dhe Dhurata Sylejmani, ndërsa nga qyteti i Gjilanit pjesë e listës është Venera Kadriu e cila luan në Zvicër.

Shtabit teknik të Ilazit i bashkohet si ndihmëstrajnere edhe gjilanasja Vlora Berisha, ish-volejbolliste e njohur e Dritës.

Sfidat e Kosovës në Grupin B

​Ndeshjet do të zhvillohen në arenën PalaMazzola në Taranto nga 20 gushti deri më 3 shtator 2026.

Kosova do të përballet me këta kundërshtarë: Turqi, Greqi, Algjeri,  dhe Maqedonia e Veriut

Shpërndaj me të tjerët