LOKALE/ ​Temperaturat ekstreme në Gjilan, kërkohet ndërhyrja e Komunës për larjen e rrugëve

Për shkak të temperaturave ekstreme që po mbretërojnë gjatë këtyre ditëve, organet kompetente komunale të Gjilanit duhet me doemos të marrin një veprim konkret për larjen dhe spërkatjen e rrugëve e trotuareve të qytetit, me qëllim zbutjen e ndikimit të të nxehtit.

​Kjo praktikë ka ekzistuar kaherë në Gjilan dhe pothuajse ka qenë e zakonshme gjatë sezonit të verës që të spërkaten rrugët.

Ujitja e asfaltit me ujë do të ndikonte drejtpërdrejt në freskimin e ambientit, marrë parasysh se sipërfaqet e asfaltuara e thithin nxehtësinë dhe e rrisin edhe më shumë temperaturën në qytet.

​Rikthimi i kësaj ndërhyrjeje nga komuna është më se i nevojshëm për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre gjatë këtyre ditëve me vapë të madhe.

Shpërndaj me të tjerët