Sonte shënon 74-vjetorin e lindjes një prej emrave më të mëdhenj e më të dashur të sportit vendor, legjenda e gjallë e futbollit gjilanas, Shemsedin Abazi – Shema.
I cilësuar si një nga futbollistët më të mirë të viteve ’70, Shema ka lënë gjurmë të patundshme në historinë e futbollit gjilanas dhe atij kosovar.
Gjatë karrierës së tij të ndritur, ai u shqua si një nga golashënuesit më të pamëshirshëm dhe më të spikatur të ish-Ligës së Parë të Kosovës, duke dhuruar emocione të pashlyeshme për adhuruesit e sportit.
Me lojën e tij të shpejtë, përkushtimin dhe pjekurinë në fushë, Shemsedin Abazi mbetet një model frymëzimi për gjeneratat e reja të futbollistëve dhe një ikonë e pashlyeshme e qytetit të Gjilanit.
