SPORT/ Agim Agushi zyrtarizohet nga Guinness me dy rekorde të reja botërore

Rekordmeni botëror Agim Agushi ka marrë konfirmimin zyrtar nga selia e Librit Guinness në Londër për dy arritje të reja historike, të vendosura gjatë datave më të rëndësishme të kombit shqiptar.

Me 28 Nëntor 2025 në Vlorë, pranë Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Agushi theu rekordin Guinness duke zhveshur 28 fanella radhazi ndërsa zhonglonte topin me kokë për 4 minuta e 26 sekonda.

Po në Vlorë, para stadiumit “Flamurtari”, ai vendosi një tjetër rekord duke zhveshur 7 fanella brenda 45 sekondave.

Me kërkesë të qytetit të Vlorës, një certifikatë origjinale Guinness do t’i dorëzohet zyrtarisht këtij qyteti.

Ndërkaq më ​17 Shkurt 2026 në Tiranë,  për ditën e Pavarësisë së Kosovës, gjatë emisionit “Opinion” në TV Klan, Agushi realizoi një perfomancë simbolike mbi një hapësirë prej vetëm 1m².Ai veshi 17 fanella duke zhongluar topin,  një fanellë për secilin vit shtetësi të Kosovës.

​Me këtë sukses të dyfishtë të zyrtarizuar nga Londra, Agim Agushi lartëson sërish emrin e tij dhe të sportit ekstrem shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Shpërndaj me të tjerët