Asambleisti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Fatos Ramadani, ka reaguar me ironi ndaj qasjes dhe menaxhimit të pushtetit lokal për projektet infrastrukturore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramadani ka thumbuar ekzekutivin komunal për mënyrën se si po i promovojnë punimet në terren, ndërsa arsyetimet për ngecjet ua faturojnë nivelit qendror.
“Për çdo kamion me dhe që po e hiqni po e postoni me foto, tani kur po ndalen punimet, ‘valla ministria…'”, ka shkruar ai.
