Pën nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e luftëtarit të lirisë, Ilmi Ramadani (1953–2025), Komuna e Gjilanit do të organizojë Akademi Përkujtimore me rastin e përvjetorit të ndarjes nga jeta.
Përmes këtij organizimi do të kujtohet dhe nderohet kontributi i tij i çmuar në shërbim të çështjes kombëtare, lirisë dhe atdheut.
Akademia përkujtimore do të mbahet ditën e enjte:
Data: 27 gusht 2026
Ora: 16:00
Vendi: Teatri i Qytetit – Gjilan
Komuna e Gjilanit u bën thirrje të gjithë qytetarëve, familjarëve, bashkëveprimtarëve dhe dashamirëve të veprës së Ilmi Ramadanit që të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore.
