KULTURË /​Gjilani me fitues në “Rapsha 2026”, Bardhyl Osmani, “Valltari më i Mirë”

Shoqëria Kulturo-Artistike “Karadaku” nga Gjilani ka shënuar një sukses të madh në rrafshin kombëtar.

Valltari i njohur gjilanas Bardhyl Osmani është shpallur fitues i çmimit prestigjioz “Valltari më i Mirë” në Festivalin Gjithëkombëtar “Rapsha 2026”.

​Në këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor, Osmani përfaqësoi me dinjitet SHKA “Karadaku”.

Në shoqërimin e valltares Lorikë Sylejmani, ai prezantoi para publikut dhe jurisë një kolazh vallesh me motive autoktone nga treva e Karadakut, duke marrë vlerësimet maksimale për interpretimin e tij skenik.

 Festivali bëri bashkë rreth 800 artistë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora në SHBA.

Një paraqitje e fuqishme që shpalosi me mjeshtëri vlerat dhe pasurinë e vallëzimit tradicional të anës së Gjilanit e Karadakut.

Performanca e Osmanit siguroi çmimin kryesor individual për artin dhe traditën gjilanase.

​Ky triumf konfirmon edhe një herë punën e palodhshme të SHKA “Karadaku” për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore në skenat mbarëkombëtare.

Shpërndaj me të tjerët