SPORT/ Hap me vizion evropian, FC Drita krijon ekipin B

Kampionia në fuqi e futbollit kosovar, FC Drita, vazhdon të ngrejë siparin e standardeve të reja në sportin vendor.

Nga ky edicion garues, gjiganti gjilanas do të ketë në organikën e vet edhe ekipin B, i cili do të nisë rrugëtimin zyrtar nga Liga e Tretë e Kosovës.

​Ky vendim vizionar vjen nga pronarët e klubit, Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli, si pjesë e projektit madhor për zhvillimin e talentëve të rinj dhe investimeve afatgjata. Synimi i qartë i drejtuesve është që ekipi i dytë të ngjitet me hapa të sigurt deri në Ligën e Parë.

​Hedhja e shortit për kalendarin e ri pritet të bëhet nesër në zyrat e FFK-së, ndërsa kjo nismë sjell në futbollin tonë një model të njohur të gjigantëve evropianë si Barcelona apo Real Madridi.

Shpërndaj me të tjerët