Përkundër se arriti dy herë në epërsi, SC Gjilani nuk ia doli të marrë pikët e plota përballë Dukagjinit të Klinës.
Ndeshja e zhvilluar nën dritën e reflektorëve, në kuadër të javës së tretë të Albi Mall Superligës, përfundoi me barazim 2:2.
Gjilanasit e nisën ndeshjen me vrull dhe zhbllokuan rezultatin që në minutën e 9-të, kur Morina realizoi një eurogol nga gjuajtja e lirë.
Megjithatë, reagimi i mysafirëve nuk vonoi – 11 minuta më vonë, Pefqeli barazoi shifrat në 1:1.
Për t’i rikthyer përsëri vendësit në avantazh u përkujdes Potoku, i cili në minutën e 38-të shënoi për 2:1, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, klinasit gjetën sërish rrugën e rrjetës.
Në minutën e 54-të, Dallku realizoi për 2:2, që doli të jetë edhe epilogu përfundimtar i takimit.
Pas dy fitoreve radhazi në udhëtim, Gjilani lëshoi dy pikë të rëndësishme si vendas në këtë xhiro.
