POLICI/Takim i hetimeve rajonale në Gjilan për luftimin e kriminalitetit

Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan është zhvilluar sot një takim pune mes Zëvendësdrejtorit të kësaj drejtorie, Nënkolonel Remzi Azemi, dhe përfaqësuesve të Sektorëve Rajonalë të Hetimeve nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës.

​Fokusi kryesor i takimit ishte fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet strukturave hetimeve në nivel vendi.

Nëpërmjet shkëmbimit të informatave operative, përvojave dhe praktikave profesionale, synohet rritja e efikasitetit në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, me theks të veçantë te veprat penale kundër pasurisë.

​Gjatë takimit, pjesëmarrësit nënvizuan se komunikimi i vazhdueshëm dhe koordinimi i veprimeve hetimore mbeten elemente kyçe për rritjen e cilësisë së punës policore dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Shpërndaj me të tjerët