ARSIM/Shkolla “Bajram Curri” në Shurdhan, shembull se si duhet të duket një shkollë model

​Më 1 shtator, Shkolla “Bajram Curri” në Shurdhan të Gjilanit hapi dyert për vitin e ri shkollor duke dëshmuar se çfarë do të thotë me të vërtetë të jesh një mjedis arsimor model.

Nga fotot e dërguara shihet qartë se si duhet të duket një shkollë bashkëkohore: pastërti e jashtëzakonshme, inventar i mirëmbajtur, hapësira funksionale dhe një ambient plotësisht i gatshëm për të garantuar kushte dinjitoze mësimi.

​Përmes një njoftimi zyrtar, Drejtoria e Shkollës bën të ditur se mjediset pritën nxënësit në kushte optimale, duke vendosur një standard të lartë se si duhet të jetë çdo vatër dijeje.

Ky rezultat erdhi si fryt i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Komunës së Gjilanit, Drejtorisë Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, prindërve dhe vullnetmirëve, me një mirënjohje të veçantë për stafin teknik që realizoi këtë punë të palodhshme.

​Me urimet më të mira për një vit të mbarë e të suksesshëm, drejtoria u dëshiron mirëseardhje dhe arritje të mëdha të gjithë nxënësve në mjediset e tyre model.

Shpërndaj me të tjerët