Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan, Enver Shabani, i shoqëruar nga pjesëtarët e Njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, ka qenë i pranishëm direkt në terren gjatë një intervenimi emergjent.
Ekipet e reagimit vepruan me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë për menaxhimin e situatës, duke garantuar mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës së tyre.
Përmes një komunikate për media, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka shprehur falënderime të përzemërta për të gjithë pjesëtarët e njësisë së zjarrfikësve, duke vlerësuar lart angazhimin, sakrificën dhe gatishmërinë e tyre të vazhdueshme për t’iu përgjigjur çdo sfide apo situate emergjente në komunë.
Me këtë rast, institucionet komunale u kanë drejtuar një apel të veçantë të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë rreptësisht masat e sigurisë, me theks të veçantë gjatë periudhave kur rreziku për shpërthimin e zjarreve është më i lartë.
Më tej, në njoftim u kërkohet qytetarëve që çdo situatë të dyshimtë apo vatër zjarri ta raportojnë menjëherë te shërbimet emergjente, me qëllim parandalimin e dëmeve më të mëdha.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan ritaksoi përkushtimin e saj të plotë për reagim të shpejtë, parandalim të rreziqeve dhe sigurinë e përgjithshme të gjithë komunitetit.
