SPORT/SC Gjilani përforcon mbrojtjen, zyrtarizon qendërmbrojtësin Olt Haziri

SC Gjilani ka vazhduar me përforcimin e skuadrës për edicionin e ri, duke zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin e ri, Olt Haziri.

​Haziri, i cili luan në pozitën e qendërmbrojtësit, së fundmi ka qenë pjesë e KF Kikës. Më parë, ai ka djersitur edhe fanellën e Flamurtarit si dhe atë të KF Dritës U21.

​Me ardhjen e Hazirit, shtabi teknik i Gjilanit shton opsionet dhe rrit konkurrencën në repartin e prapavijës, duke blinduar tutje fazën mbrojtëse për sfidat e radhës.

Shpërndaj me të tjerët